Thomas Brdariç kishte 4 ditë që kishte nisur të punonte me ekipin e Malishevës, por vetëm sot ai është prezantuar nga ana e këtij klubi. Ish- trajneri i Vllaznisë tashmë do të jetë kundërshtar me kuqeblutë në dy ndeshjet e turit të parë të “Conference League” që do të luhen më 9 dhe 16 korrik.
Gazeta “Shkodra Sport” e para media e cila kishte lajmëruar për akordin në mes këtij trajneri dhe klubit të Superligës së Kosovës që prej një jave, ndërsa sot ka qenë vetë klubi kosovar ai që e ka bërë prezantimin e tij në faqen zyrtare teksa shkruan kështu për të:
“FC Malisheva ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e krye-trajnerit të ri Thomas Brdarić.
Trajneri gjerman sjell me vete përvojë të pasur ndërkombëtare, si në futbollin evropian ashtu edhe në atë aziatik, duke drejtuar klube në nivele të larta garimi.
Si figurë që ka kaluar nëpër kategori të ndryshme të futbollit profesionist, Brdaric me përvojën dhe vizionin e tij presim të sjellë strukturë, organizim dhe një kulturë fituese në klub.
Trajnerit i urojmë shumë suksese në krye të FC Malishevës dhe e mirëpresim në familjen tonë.
Mirë se erdhe, Thomas!


