Saturday, June 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia 'zyrtarizon' ndarjen pas 4 sezonesh me Esat Malen: Shkodra do të...

Vllaznia ‘zyrtarizon’ ndarjen pas 4 sezonesh me Esat Malen: Shkodra do të të mirëpresë gjithmonë si mik!

Kishte ditë që flitet por vetëm sot u zyrtarizua. Esat Mala pas 4 sezonesh të kaluara në Shkodër, tashmë largohet prej saj, me synimin për ta vazhduar karrierën e tij diku tjetër. Ndarja me kuqeblutë duket se ka qenë ajo e duhura, me shtrëngim duarsh dhe klubi shkodran pak minuta më parë në njoftimin për largimin e tij, ka folur me superlativa për atë se çfarë ky futbollist ka dhënë me fanellën kuqeblu.

“Faleminderit, Esat Mala!

Pas 4 sezoneve të mbushura me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për fanellën kuqeblu, rrugëtimi i Esat Malës me Vllazninë mbyllet këtu.

Me karakterin, sakrificën dhe kontributin e tij në fushën e lojës, Esati ka qenë një pjesë e rëndësishme e familjes sonë, duke dhënë gjithmonë maksimumin për ngjyrat e Vllaznisë.


Klubi i Futbollit Vllaznia e falënderon për gjithçka që ka dhënë për këtë fanellë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës dhe jetës së tij personale.

Faleminderit për gjithçka, Esat! Shkodra do të të mirëpresë gjithmonë si mik”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments