Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Mesfushori me përvojë Abaz Karakaçi i ka dhënë fund aventurës me Besëlidhjen dhe tashmë është në kërkim të destinacionit të radhës në karrierën e tij.
Sipas informacioneve, futbollisti ka zhvilluar bisedime me Pogradecin dhe Vëllaznimin e Kosovës, ndërsa interes për të kanë shfaqur edhe disa klube të tjera nga elita kosovare.
Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda ditëve në vijim. Karakaçi është një nga mesfushorët më me eksperiencë në futbollin shqiptar. Gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Vllaznisë, Partizanit, Luftëtarit, Apolonisë, Tërbunit, Kastriotit, Egnatias, Elbasanit, Lirisë së Prizrenit dhe së fundmi Besëlidhjes, duke lënë gjurmë në disa skuadra të njohura.
33-vjeçari njihet si një futbollist me profil lideri dhe eksperiencë të madhe, teksa ka kontribuar në disa ngjitje në elitën e futbollit shqiptar me Tërbunin, Kastriotin, Besëlidhjen dhe Elbasanin. Pikërisht përvoja dhe cilësitë e tij bëjnë që ai të mbetet një emër i kërkuar në merkaton e verës.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


