Holanda po mendon për trajnerin e ri, pasi Ronald Koman u largua. Dështimi në Botëror ishte i hidhur, duke qenë se vetëm disa minuta e ndanin nga kualifikimi ndaj Marokut.
Arne Slot është një nga kandidatët për të drejtuar përfaqësuesen e Holandës. Dhe pse trajnerë të tjerë mbeten në listë, Slot është nga favoritët.
Bisedimet mes palëve ndërkohë kanë nisur. 47-vjeçari është pa ekip pasi e mbylli me Liverpulin.
I lindur në Holandë, do e kishte mundësinë e parë për të drejtar një përfaqësuese. Dhe momenti shfaqet i duhur për ta nisur nga fillimi.


