FAQJA E PARE KRYESOREShqipëria e nis mbarë. Fiton 2-0 ndaj Bjellorusisë

Shqipëria e nis mbarë. Fiton 2-0 ndaj Bjellorusisë

Shqipëria e ka nisur me fitore serinë e ndeshjeve të “Nations League”. Mbrëmjen e sotme kombëtarja kuqezi ka triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me kuqezinjtë që iu afruan golit me Manaj, ndërsa pak më vonë ishte Etrit Berisha që shpëtoi Shqipërinë.  Çerek ore para fundit të fraksionit të parë, skuadra e Maran fiton penallti me anë të Gjimshitit, pas një kontakti në zonë. Nga pika e bardhë nuk fali Asllani, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Pjesa e parë rezervoi edhe një tjetër moment magjik, me Muçin që dyfishoi rezultatin pas asistit të Hysajt. Në pjesën e dytë, Seferi pati shansin e artë për të thelluar edhe më shumë shifrat po gaboi.  Në krahun tjetër, bjellorusët nuk u ftën dot në lojë, pavarësisht tentativave.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë është ajo ndaj San Marinos, e planifikuar të luhet pas 3 ditësh.

SHQIPËRI 2-0 BJELLORUSI

34′(p) Asllani, 45+2′ Muçi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments