FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e femrave e nis me fitore të thellë kampionatin e ri

Vllaznia e femrave e nis me fitore të thellë kampionatin e ri

Vllaznia e futbollit të femrave e nis edhe kampionatin e ri aty ku e la me atë të vjetrin, me fitore. Pasditen e sotme vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajneri Nikolin Leka kanë fituar me rezultatin e thellë 10-0 ndaj “Atletik Klub”, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”.

Vajzat kuqeblu për vetë diferencat me kundërshtaret, nuk e kanë patur aspak të vështirë për ta arritur këtë fitore në shifra të thella. Tre prej golave mbajnë firmën e kapitenes Megi Doçi dhe po ashtu një tregolësh ka shënuar edhe sulmuesja tjetër Klaudia Borci.

Ndërkohë dy prej golave janë shënuar nga Ine Aas ndërsa nga një gol kanë shënuar futbollistet Xhesika Ndoj dhe Ajdena Mustafaj, të cilat kësisoj kanë kompletuar fitoren e thellë 10-0.

Në këtë mënyrë, pavarësisht problemeve që e kanë shoqëruar ekipin e Vllaznisë kohët e fundit, ajo e nisi mbarë kampionatin e ri, por tashmë mbetet për t’u parë ecuria e saj në vijim.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments