FAQJA E PARE KRYESOREBleron Çeliku, portieri shkodran që vjen nga Olimpique de Marseille për të...

Bleron Çeliku, portieri shkodran që vjen nga Olimpique de Marseille për të luajtur me kombëtaren U17 të Shqipërisë

Shkruar nga Gjergj KOLA

Kombëtarja U17 e Shqipërisë është grumbulluar për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027. Shqipëria do të jetë mikpritëse e mini-turneut të Grupit 4, ku do të përballet me Suedinë, Skocinë dhe Finlandën, në tri sfida që do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”.

Pjesë e kombëtares kuqezi përveç lojtarit të Interit Tom Keqi është edhe një shkodran tjetër. Bëhet fjalë për portierin Bleron Çeliku. I datëlindjes 25 janar 2010, ai jeton në Francë bashkë me familjen e tij. Vend ku dhe ka filluar të merret me futboll duke qenë për disa vite pjesë e Akademisë së “GAP FOOT 05”.

Paraqitjet e mira aty kanë bërë që drejtuesit e Akademisë së Olimpique Marseille të hedhin sytë drejt tij dhe si rrjedhojë që prej një viti e gjysëm është pjesë e saj. Sigurisht që të jesh pjesë e këtij klubi të madh francez është një vlerësim, megjithatë Bleroni po mundohet ta justifikojë me paraqitjet e tij.

Të njëjtën gjë do të bëjë edhe me kombëtaren shqiptare ku do të tentojë të luajë sa më mirë dhe të justifikojë besimin e trajnerit Dama dhe stafit të tij për ftesën e marrë për të përfaqësuar me dinjitet fanellën kuqezi.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments