Teuta ka prezantuar portierin për sezonin e ri. Bëhet fjalë për francezin, Paul Bernardoni. Pas një eksperience në arenat ndërkombëtare, ai vjen për herë të parë në Shqipëri ku pritet të lejë gjurmën e tij. 29-vjeçari ka luajtur edhe për kombëtaret e moshave të Francës. Në tregun e famshëm të vlerësimeve të “transfermarkt” ai vlerësohet me 1.2 milionë euro. Teuta e merr si okazion, pasi në fillimin e muajit korrik doli lojtar i lirë.
Postimi i plotë
Bienvenue, Paul Bernardoni!
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me portierin francez Paul Bernardoni.
Me një karrierë të ndërtuar në nivelet më të larta të futbollit francez, Bernardoni sjell në Durrës një eksperiencë të rëndësishme nga Ligue 1, Ligue 2 dhe arenat ndërkombëtare.
Gjatë karrierës së tij, portieri francez ka mbrojtur portën e klubeve si Troyes, Bordeaux, Clermont Foot, Nîmes, Angers dhe Saint-Étienne, ndërsa ka pasur gjithashtu eksperienca jashtë Francës me Konyaspor në Turqi dhe Yverdon Sport në Zvicër.
Ish-portier i kombëtareve të moshave të Francës dhe pjesë e skuadrës franceze në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Bernardoni i bashkohet klubit tonë për të sjellë cilësi, eksperiencë dhe siguri në repartin e portës.
Mirë se erdhe në Durrës, Paul!


