Thursday, July 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDje humbën 0-5 ndaj Malishevës, Klubi Vllaznia del me deklaratë zyrtare

Dje humbën 0-5 ndaj Malishevës, Klubi Vllaznia del me deklaratë zyrtare

Humbja 0-5 në ndeshjen e kthimit ndaj Malishevës dhe eliminimi nga rrugëtimi i mëtejshëm në Kupat e Europës nuk është pritur aspak mirë në ambientin sportiv shkodran dhe jo vetëm. Ndërkohë nga ana e klubit deri para pak minutash nuk ka patur asnjë reagim dhe së fundi ai ka dalë me një deklaratë zyrtare ku i kërkon ndjesë tifozëve për këtë rezultat dhe zhgënjimin e krijuar tek tifozët. Ja çfarë shkruhet në këtë deklaratë:

“Të dashur tifozë kuqeblu!

Ndjejmë detyrimin moral t’iu kërkojmë ndjesë për rezultatin e djeshëm dhe për zhgënjimin që përjetuat së bashku me ne.

Fatkeqësisht, për arsye burokratike dhe proceduriale, skuadra jonë u detyrua të përfaqësonte Vllazninë në Kupat e Europës e cunguar, pa pasur mundësinë të aktivizonte të gjithë lojtarët e planifikuar. Kjo ishte një situatë e jashtëzakonshme që ndikoi ndjeshëm në ecurinë tonë europiane.

Megjithatë, kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë që kemi ndaj fanellës kuqeblu dhe ndaj jush, që na keni mbështetur gjithmonë me besnikëri. Ju falënderojmë për durimin, besimin dhe përkrahjen tuaj të pakushtëzuar!

Tani është koha të shohim përpara. Kampionati fillon më 22 gusht dhe ju premtojmë se do të bëjmë gjithçka për të ndërtuar një skuadër konkurruese, që do të luftojë me dinjitet për çdo objektiv dhe do t’ju bëjë sërish krenarë.

Në ditët në vijim, drejtuesit e klubit dhe stafi teknik do të vijojnë përgatitjet intensive për sezonin e ri, duke vijuar me përforcimin e skuadrës dhe përmirësimin e çdo aspekti të lojës. Synimi ynë është i qartë: Të rikthejmë Vllazninë aty ku i takon, në majat e futbollit shqiptar dhe me një paraqitje dinjitoze në çdo kompeticion.

Një falënderim vllazëror shkon për FC Malishevën, drejtuesit dhe tifozerine e saj për mikpritjen dhe korrektësinë e treguar gjatë qëndrimit tonë. I urojmë suksese në vazhdim të rrugëtimit europian dhe shpresojmë të përfaqësojnë sa më denjësisht futbollin shqiptarë në rajon

Forca Vllaznia!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments