Mesfushori shkodran Abaz Karakaçi nis zyrtarisht në eksperiencë të re në futbollin shqiptar. Që prej ditës së djeshme 33 vjeçari është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës së Pogradecit. Kjo e fundit dëshiron të ndërtojë një ekip pretendent për Superioren dhe për këtë arsye i ka besuar eksperiecës së këtij lojtari.
Karakaçi është një emër shumë i njohur në futbollin shqiptar pasi ka luajtur me skuadra si Vllaznia, Partizani, Luftëtari, Apolonia, Kastrioti, Egnatia, Elbasani e së fundmi Besëlidhja.
Përvoja e tij e madhe në futboll pritet t’i shërbejë skuadrës liqenore dhe prandaj trajneri Çela ka dashur ta ketë në skuadër. Pogradeci konsiderohet një nga favoritët për ngjitjen në Superiore.


