Sunday, July 19, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Shoqata Kombëtare e Mundjes shqiptare nderon ish- sportistët e klubit Vllaznia

VIDEO/ Shoqata Kombëtare e Mundjes shqiptare nderon ish- sportistët e klubit Vllaznia

Mundja shqiptare mbase është disiplina e cila duhet marrë shembull nga të gjitha sportet e tjera për mënyrën si i nderon protagonistët e saj në vite. Edhe dje, Shoqata Kombëtare e Mundjes Shqiptare ka mbledhur në pikën turistike të Shirokës një numër të madh veteranësh të këtij sporti nga e gjithë Shqipëria.

Ajo çfarë u pa në këtë takim ishte përshëndetja e përzemërt në mes tyre, shumica kishin vite pa u parë me njëri- tjetrin dhe prandaj janë çmallur dhe kujtuar momentet e bukura të kaluara në tapet dhe jo vetëm.

Njëkohësisht gjatë kësaj dreke të shtruar, Shoqata Kombëtare e Mundjes Shqiptare përmes kryetarit Enklajd Malo dhe sekretarit Xhelil Cibaku ka ndarë edhe disa vlerësime për figurat e saj në vite. Kështu me titullin “Nderi i Mundjes Shqiptare” janë nderuar: Kolec Lisi, Luigj Zefi, Adnan Harabeli, Amarildo Boriçi, Bajram Agovi, Paulin Merla, Agim Neza, Nazmi Pepa, Besnik Rama, Pashko Skoda, Faslli Zylja (pas vdekjes), Ismail Çela dhe Luigj Mrina.

Por njëkohësisht ka patur edhe disa veteranë të tjerë të nderuar me “Mirënjohje” për kontributin në këtë sport. Kështu, nga mundja e lirë janë nderuar ish- sportistët: Klaudio Daka, Donat Shkoza, Mynyr Avdia, Tonin Preçi, Lulzim Beqiri, Tonin Mhilli, Nikolin Gjoka, Lutfi Dibra, Mati Kacuri dhe Mhill Sogja.

Ndërsa nga mundja klasike janë nderuar me “Mirënjohje” ish- sportistët: Mustafa Rama, Kadri Dani, Shaban Dani, Faslli Zylja (pas vdekjes),
Mark Pjetri , Frederik Totaj, Ardian Dibra, Rezart Guri, Xhorxhi Lupo, Kastriot Bitani, Adnan Guri, Agim Pema, Arben Sula, Gazmend Drini dhe Fatmir Drini.

Shoqata Kombëtare e Mundjes Shqiptare gjatë kësaj ceremonie ka nderuar me “Mirënjohje të Veçantë” edhe dy gazetarët sportivë, Gasper Marku dhe Gjergj KOLA, për kontributin e tyre në pasqyrimin e të gjithë evenimenteve të këtij sporti, por edhe të personazheve historikë të tij.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments