Ish- sulmuesi i Vllaznisë Kevin Dodaj ka ndryshuar skuadër, por jo duke ndryshuar pronësinë e kartonit. 20 vjeçari ka lënë CSKA e Sofies dhe tashmë për një sezon do të jetë pjesë e skuadrës polake Lechia Gdansk.
Gazeta “Shkodra Sport” e kishte lajmëruar një gjë të tillë prej dy ditësh, por ndryshimi i vetëm në këtë transferim është se nuk kemi shitje të shitje siç flitej në vlerën e 650 mijë eurove, por vetëm huazim.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga ana e vetë klubit polak që shkruan kështu në faqen e tij:
” Sulmuesi i krahut të majtë Kevin Dodaj u bashkua me Lechia Gda Lewsk. Lojtari 20-vjeçar vjen te bardhë-Gjelbërit në bazë të një huazimi njëvjeçar nga CSKA Sofia. Kontrata përfshin një mundësi për ta blerë lojtarin. Mirë se vini në Lechia”.


