Lëvizje të tjera te Vllaznia. Nga dita e sotme, Alban Neziri do të jetë drejtori i ri sportiv i Vllaznisë. Ai do të zërë vendin e Vioresin Sinanit, i cili pritet të kalojë në rolin e drejtorit të Akademisë.
Nuk dihet ende saktësisht arsyeja e kësaj rrokade, por duket se te Vllaznia po kërkojnë të bëjnë disa ndryshime në kuadrin e riorganizimit të klubit dhe është zgjedhur Neziri si pjesë e familjes për të marrë tashmë postin e rëndësishëm.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


