FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Shpërthen' Ilir Daja: Gjëja më e keqe që kam hasur në karrierën...

‘Shpërthen’ Ilir Daja: Gjëja më e keqe që kam hasur në karrierën time. Do t’ia dërgojmë të gjitha UEFA-s

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, shpërtheu në konferencën për shtyp pas eliminimit ndaj Pafos dhe denoncoi një sërë sjelljesh të pahijshme të vendasve, duke bërë me dije se klubi do t’i dërgonte një video UEFA-s për atë që ndodhi në Limasol.

Deklaratat e Ilir Dajës në konferencë për shtyp pas ndeshjes: 

“Djemtë e sigurisë po silleshin si tifozë dhe po shtrëngonin duart me stafin. Kjo është ndeshja ime e pestë në play off dhe ky është niveli i organizimit më i dobët.

Nuk kam parë kurrë një arbitër të tillë në Europë, goli i parë ishte faull, lojtari ynë u gjakos. Gjërat që kam parë këtu janë të nivelit më të ulët që kam hasur në karrierën time.

Mund të vërtetoj gjithçka, nëse dëshironi. Do t’i dërgojmë video UEFA-s me gjithçka, madje edhe çfarë ka ndodhur jashtë ndeshjes.

Siç rrodhën gjërat, ndeshja ishte në plan të dytë. Ne luajtëm mirë kundër një kundërshtari të fortë, si në aspektin e cilësisë ashtu edhe të burimeve financiare. Lojtarët e mi dhanë gjithçka deri në fund.

Me ndryshimet, i vendosëm lojtarët në pozicione të tjera nga ato natyrale, jemi krenarë që arritëm një performancë të tillë kundër një skuadre që luajti në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar”, deklaron Ilir Daja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments