Trajneri Qatip Osmani foli pas fitores 1 me 2 të Laccit ndaj Partizanit. Kurbinasit u larguan me 3 pikë nga Rrogozhina në javën e dytë të Abissnet Superiore.
“Pjesën e parë patëm avantazh 1-0, me një lojtar më shumë, nuk arritëm kohën që të japim golin e dytë.
Sistemin e ndryshuam edhe 20 minutat e fundit me Elbasanin. Na dha shenjë që e luajmë në mënyrë kualitative. E kemi provuar në stërvitje këtë skemë. Ndoshta edhe se nuk kemi lojtarë krahu në sulm dhe kjo na detyroi të luajmë me dy sulmues. Pas 1-0 dhe me një lojtar më shumë, e përsëris prapë, duhet të insistonim përpara te goli. Qarkullonim topin. Biseduam në pushim që të shkojë loja në këtë mënyrë me qarkullim topi. Dhe të lëvizim përpara, të krijojmë situata dhe sa më shpejt ta mbyllim lojën.
Dhe në stërvitje ne kërkojmë formimin e trekëndëshave në ccdo pjesë të lojës, qoftë edhe në mes. Pas dy sulmuesve tentojmë të jetë lojtar me teknikë të mirë, që ka imagjinatë. Ndoshta ne sot nuk krijuam shumë raste, por insistojmë në këto gjëra”, u shpreh Osmani për “RTSH”.


