FAQJA E PARE KRYESORETrajneri Maran me shumë emra debutues te Shqipëria për ndeshjet e shtatorit

Trajneri Maran me shumë emra debutues te Shqipëria për ndeshjet e shtatorit

Cfarë pritet të ndodh me Shqipërinë e Ligës së Kombeve? Si asnjëherë tjetër, Shqipëria ndodhet në momentin e saj më të keq. Asllani ka shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Mitaj nuk ka debutuar ende në Serinë A, Bajrami dhe Gjimshiti kanë shkuar në Arabinë Saudite, Broja qëndron në tribunë në Championship.

Pra pjesa ku të gjithë kishim sytë, nuk ndodhet në momentin e duhur dhe këtë herë bëhet fjalë për të gjithë, pa asnjë përjashtim, pa harruar edhe faktin se edhe Anis Mehmeti ndodhet në tribunë te Ipswich.

Dhe në mesin e këtij kaosi të madh, Maran tregon pak shpresë. I ftuar në Top Channel, në një intervistë për këtë media, trajneri i Shqipërisë tregoi se do të fillonte nga sot një tur 14 ditor ku do të takonte të gjithë lojtarët që ai ka në mendje, duke shkuar në 7 shtete të ndryshme.

Maran tha se do të sillte shumë emra të rinjë te Kombëtarja, duke mos u ndalur më gjatë. Pra këtë brez që tashmë duket se ka dështuar, pritet që Maran ta zëvendësojë me të tjerë lojtarë. Ndërkohë Maran përcolli edhe një mesazh shumë të qartë, në Kombëtaren e tij do të luajnë vetëm lojtarët që kanë minuta, jo ata që nuk aktivizohen.

Dhe në një situatë të tillë, pritet me padurim që të shohim se kush do të jenë emrat e rinjë që do të afrohen në Kombëtare. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments