FAQJA E PARE KRYESORENga Edmond Ndou*/ Ne besojmë te një futboll i pastër, pa ndërhyrje,...

Nga Edmond Ndou*/ Ne besojmë te një futboll i pastër, pa ndërhyrje, pa presione, pa modele padrejtësie

Në Shkodër, futbolli nuk është thjesht sport. Është ushqim i përditshëm, është traditë, është pasion, është pjesë e identitetit dhe për shumëkënd është fe. Mbi të gjitha, Vllaznia është simboli që na bashkon te gjitheve!

Pas asaj që ndodhi në Elbasan, dua të shpreh mbështetjen time të plotë për Vllazninë dhe për të gjithë ata që e duan dhe e mbështesin këtë ekip me zemër. Ne besojmë te një futboll i pastër, ku rezultati vendoset në fushë dhe jo jashtë saj.

Pa ndërhyrje, pa presione, pa modele padrejtësie që dëmtojnë besimin dhe nuk i shërbejnë zhvillimit të sportit. Vllaznia ka bërë gjithmonë histori duke luftuar me dinjitet, me karakter dhe me respekt për lojën.

Prandaj edhe sot mesazhi duhet të jetë i qartë: FAIR PLAY MBI GJITHÇKA!

Sporti duhet të bashkojë, të frymëzojë dhe të japë shembullin e drejtësisë. Vllaznia meriton respekt dhe futbolli shqiptar meriton drejtësi.

Forca Vllaznia, forca djema kuq e blu!

*Kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments