FAQJA E PARE KRYESORENisin në fundjavë kampionatet e moshave U-19 dhe U-15, ekipet e Vllaznisë...

Nisin në fundjavë kampionatet e moshave U-19 dhe U-15, ekipet e Vllaznisë në start përballë atyre të Partizanit

Sezoni i ri i kampionateve kombëtare të moshave ngre siparin këtë fundjavë, me tre kategori që do të zbresin në fushë për javën e parë të garës. Abissnet Superiore U-19, Abissnet Superiore U-18 dhe Abissnet Superiore U-15 do të nisin rrugëtimin e tyre për sezonin 2026/27, duke sjellë sërish në fokus talentet e rinj dhe akademitë e futbollit në vend.

Kampionati Abissnet Superiore U-19 do të hapet me supersfidën Partizani – Vllaznia, që do të zhvillohet më 6 shtator, në orën 11:00, në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndërkohë, takimi Bylis – Skënderbeu nuk do të zhvillohet këtë fundjavë, pasi klubet kanë rënë dakord që ndeshja të luhet në një moment të dytë.

Java e parë, Abissnet Superiore U-19

Partizani – Vllaznia, 06.09.2026, 11:00
AF Elbasani – Teuta, 07.09.2026, 10:30
KF Laçi – Dinamo City, 08.09.2026, 10:00
FK Vora – Tirana, 08.09.2026, 17:00
Bylis – Skënderbeu, e shtyrë

Edhe Abissnet Superiore U-18 do të nisë këtë fundjavë, me sfidën Partizani – Akademia e Futbollit që do të jetë takimi i parë i sezonit të ri. Përballja do të luhet të shtunën, më 5 shtator, në orën 10:00. Në vijim, ndeshjet e tjera të javës së parë do të zhvillohen të dielën, të hënën dhe të martën.

Java e parë, Abissnet Superiore U-18

Partizani – Akademia e Futbollit, 05.09.2026, 10:00
Apolonia – Skënderbeu, 06.09.2026, 10:00
FK Vora – Tirana, 07.09.2026, 17:00
AF Elbasani – Teuta, 08.09.2026, 10:00
Egnatia – Dinamo City, 08.09.2026, 16:30

Në fushë do të zbresin këtë fundjavë edhe ekipet e Abissnet Superiore U-15, me pesë përballje të programuara për javën e parë të kampionatit.

Java e parë, Abissnet Superiore U-15

KF Shkodra – Skënderbeu, 05.09.2026, 10:00
Partizani – Vllaznia, 05.09.2026, 12:00
AF Elbasani – Teuta, 07.09.2026, 09:00
FK Shënkolli – Tirana, 07.09.2026, 16:00
Apollo 2016 – Dinamo City, 08.09.2026, 16:00

Ndërkohë, Departamenti i Garave ka hedhur shortin edhe për kampionatet Abissnet Superiore U-16 dhe Abissnet Superiore U-17. Këto kategori do të nisin sezonin e ri më 12 dhe 13 shtator, duke kompletuar kështu startin e kampionateve kombëtare të moshave për sezonin 2026/27.

Më poshtë, të gjitha kalendarët e kampionateve të moshave.

Kalendari – Abissnet Superiore U19 – Sezoni 2026-27

Kalendari – Abissnet Superiore U18 – Sezoni 2026-27

Kalendari – Abissnet Superiore U17 – Sezoni 2026-27

Kalendari – Abissnet Superiore U16 – Sezoni 2026-27

Kalendari – Abissnet Superiore U15 – Sezoni 2026-27

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments