FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Miliona lekë shpërblim për futbollistët e Vllaznisë pas fitores me Dinamon

EKSKLUZIVE/ Miliona lekë shpërblim për futbollistët e Vllaznisë pas fitores me Dinamon

Fitorja ndaj Dinamos ka ardhur në momentin e duhur. Ardhja e trajnerit të ri ka sjellë një ndryshim të situatë dhe si rrjedhojë Vllaznia merr fitoren e parë në kampionat pas javës së gjashtë të tij, duke mundur 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Dinamos.

Një fitore e cila padyshim erdhi atëherë kur duhej dhe kur situata ishte shumë e komplikuar, megjithatë kjo fitore ka risjellë shpresën. Dhe si për t’i motivuar edhe më shumë për të ardhmen, drejtuesit e Vllaznisë kanë menduar edhe për një shpërblim të konsiderueshëm financiar për futbollistët.

Gazeta “Shkodra Sport” mëson se këta të fundit janë shpërbyer me një shumë prej 15 mijë eurosh për fitoren ndaj Dinamos. Një gjest ky që tregon edhe njëherë tjetër se edhe bojkoti i para tre ditëve më shumë ka qenë një mosmirëkuptim në mes lojtarëve dhe drejtuesve sesa një çështje reale.

Fitorja ee sotme vlen shumë dhe jo vetëm në aspektin financiar. Vllaznia ka lënë fundin e renditjes dhe tashmë gradualisht do të shohë për më lart sepse vendi i saj nuk është aty ku ndodhet aktualisht.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments