Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të kampionatit, atë të luajtur pasditen e sotme në tranfertë me ekipin e Pogradecit. Djemtë e drejtuar nga trajneri Eni Llazani kanë triumfuar me rezultatin 69-54.
Shkodranët e nisën mirë ndeshjen dhe e fitojnë periodën e parë në shifrat 19-11. Pogradecarët mundohen të reagojnë duke fituar periodën e dytë 13-11 duke shkuar në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej 6 pikësh në favor të Vllaznisë.
Edhe e treta deri diku ka rivalitet dhe ajo do të fitohej 12-10 po nga kjo e fundit e cila në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes do ta thellonte edhe më shumë avantazhin duke e fituar atë 27-20 dhe kësisoj krejt ndeshjen me një diferencë prej 15 pikësh.
Pikëshënuesi më i mirë i Vllaznisë, por edhe i krejt ndeshjes ishte Hibbit me 22 pikë, i ndjekur nga Mogbo me 19 pikë e me rradhë Watkins (12), While (9), Memçaj (5) dhe Shestani (2).
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


