FAQJA E PARE KRYESOREOpinion nga Artan Durro/ Meritokracia në sport dhe kur merita ka vlerë

Opinion nga Artan Durro/ Meritokracia në sport dhe kur merita ka vlerë

Sporti asht shumë ma tepër se nji rezultat, nji medalje a nji kupë. Asht shkollë jete, ku mësojmë me punu, me duru, me respektu e me besu, sepse tanë mundi e tanë sakrifica e kanë vlerën e vet.

Meritokracia në sport do me thanë që secili me pasë mundësinë me tregu sa vlen dhe me u vlerësu për talentin, punën, disiplinën e përkushtimin që jep.

Sa bukur asht kur nji i ri e ndien se mundi i tij nuk shkon kot, se puna i vlerësohet dhe se talenti i tij ka vend me u rritë. Nji mundësi e dhanë në kohën e duhun mundet me ndezë nji andërr, me ndryshu nji rrugëtim e me nxjerrë në pah nji kampion që ndoshta pret veç dikë me i besu.

Meritokracia nuk asht me ia mbyllë derën njanit për me ia hapë tjetrit. Përkundrazi, asht me ia hapë derën të tanëve e me lanë punën, aftësinë dhe përkushtimin me folë vetë.

Jo çdo talent bahet kampion, por çdo talent meriton me pasë mundësinë e vet. Jo çdo sukses matet me medalje, por çdo sukses i ndërtuem mbi punë, karakter e drejtësi len gjurmë.

Sporti ka nevojë për rezultate, por edhe për zemër, besim e drejtësi. Ka nevojë për trajnerë që dinë me dallu talentin, për institucione që krijojnë mundësi dhe për të rritun që u japin krahë të rinjve me ecë përpara.

Kur vlerësohet merita, rritet besimi. Kur i jepet mundësia talentit, rritet e ardhmja. E kur fitojnë puna dhe drejtësia, fiton tanë sporti.

Kampionët nuk lindin veç për me fitu medalje, por edhe për me na mësu se sa larg mundet me të çu puna, kur dikush të jep mundësinë me tregu veten.

Mendimi jem personal, si ish-sportist, ish-trajner dhe mësues.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments