Egnatia ka konfirmuar formën e saj me një fitore bindëse ndaj Vllaznisë e cila kishte dhënë sinjale zgjimi pas ndërrimit të trajnerit.
Rrogozhinasit kanë fituar 3-1 përballë shkodranëve, edhe pse kanë bërë një rotacion të gjerë duke menduar edhe për Europën.
Një penallti që në minutat e parë i dha avantazhin rrogozhinasve ndërsa më pas edhe dyfishuan me lehtësi me Adjesa. Në pjesën e dytë, shkodranët ishin më kërkues dhe gjetën golin për të shkurtuar diferencën dhe tentuan përsëri të shënonin.
Por goli i ish-it Gruda u dha fund shpresave të shkodranëve dhe u siguroi fitoren 3-1 rrogozhinasve.
EGNATIA-VLLAZNIA 3-1
9′ (p) Albaneze, 41′ Adjesa, 86′ Gruda / 59′ Perez


