FAQJA E PARE BOKSVllaznia e boksit në pritje të vendimit të Federatës për finalet e...

Vllaznia e boksit në pritje të vendimit të Federatës për finalet e kampionatit kombëtar

Ka kaluar një javë nga dita kur dështoi zhvillimi i finaleve të Kampionatit Kombëtar të boksit për të rritur dhe Federata ende nuk ka dalë me një vendim se çfarë do të ndodhë. Tek Vllaznia ndërkohë janë në pritje të vendimit të institucionit të boksit shqiptar sepse duan të planifikojnë gjërat për vazhdimësinë.

Presidenti Mondi Ndou, kryetrajneri Zef Gjoni dhe trajnerët Lazarin Vila dhe Jetmir Kuçi janë në pritje të caktimit të datës se kur do të zhvillohen ndeshjet finale të kampionatit sepse duan të programojnë edhe stërvitjen me boksierët pjesmarrës në to.

Tek Vllaznia janë shumë të shqetësuar për situatën e krijuar në finalet e kampionatit kombëtar e kjo u reflektua edhe në fjalët e thëna prej pjestarëve të saj në konferencën e shtypit të një jave më parë.

Presioni i bërë ndaj arbitrave çoi në moszhvillimin e ndeshjeve finale dhe padyshim që kjo është një situatë e rëndë e cila duhet të reflektohet edhe tek masat që do të marrë kryesia e Federatës Shqiptare të Boksit në mbledhjen e saj të rradhës.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments