Mario Mitaj ka luajtur sot të parën ndeshje si titullar në Seria A me ekipin e Genoa-s dhe menjëherë ka ardhur dhe fitorja për të teksa kanë mundur me rezultatin 1-0 ekipin e Venecias.
Ndryshimi në pankinën e Genoa-s dhe ulja në të e De Rossit, duket se ka qenë një lajm i mirë për mbrojtësin shkodran të kombëtares shqiptare sepse e përzgjodhi menjëherë për të qenë titullar.
Padyshim që ky është një lajm i mirë dhe tani të shpresojmë për një vazhdimësi të tillë edhe në ndeshjet e ardhshme sepse Mitaj e ka treguar gjithmonë se është një lojtar me vlera dhe mund t’i tregojë ata edhe në Seria A.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


