Vllaznia e femrave ka marrë një fitore me shifra të thella ndaj Lushnjës në ndeshjen e rradhës për kampionat. Ndeshja është luajtur mesditen e sotme në fushën sportive të Plugut të Lushnjës dhe është fituar me rezultatin 18-0 nga kampionet në fuqi të vendit.
Kuptohet që niveli i kundërshtarit lë shumë për të dëshiruar dhe në fushë nuk ka patur as më të voglin rivalitet. Si rrjedhojë janë shënuar kaq shumë gola dhe madje mund të ishin shënuar edhe më shumë. Spikat Megi Doçi e cila ka shënuar plot 8 gola në këtë takim.
Ndërkohë nga katër gola secila kanë shënuar futbollistet Xhesika Ndoj dhe Klaudia Borci ndërsa nuk kanë munguar edhe golat e brazilianes Da Silva dhe kanadezes Van Dolder. Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në kuotën e 9 pikëve pas katër javësh kampionat dhe mban vendin e tretë në renditje.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


