FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDINAMO 'FIK' EGNATIAN, BLUTË I JAPIN FUND SERISË PREJ DY HUMBJESH

DINAMO ‘FIK’ EGNATIAN, BLUTË I JAPIN FUND SERISË PREJ DY HUMBJESH

Shkruar nga Fatos LAMAJ

Dinamo i ka dhënë fund serisë prej dy humbjesh radhazi duke mposhtur një rival direkt në garën për titullin kampion me rezultatin 2-1. Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena” të dyja skuadrat zhvilluan një futboll të hapur sidomos gjatë pjesës së parë ku rastet dhe emocionet nuk munguan.

Rrogozhinasit e nisën më mirë takimin dhe kaluan shumë shpejt në avantazh që në minutën e dytë me anë të Kryeziut. Egnatia pati edhe mundësi të tjera për të shënuar por nuk arriti të thellonte epërsinë.

Dinamo reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe brenda pesë minutash përmbysi gjithçka. Vila barazoi shifrat në minutën e 32-të ndërsa Qefalia realizoi golin e dytë në minutën e 37-të duke i dhënë avantazhin skuadrës kryeqytetase përpara pushimit të ndeshjes.

Në pjesën e dytë trajneri i Egnatias Nevil Dede i cili e kishte nisur takimin me disa ndryshime në formacion hodhi në fushë edhe një pjesë të titullarëve në përpjekje për të ndryshuar rrjedhën e lojës dhe për të rikthyer baraspeshën.

Rrogozhinasit morën kontrollin e lojës dhe ushtruan presion në kërkim të golit të barazimit por pavarësisht dominimit dhe përpjekjeve të tyre nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Nga ana tjetër Dinamo u tregua e kujdesshme në administrimin e avantazhit dhe arriti ta ruante rezultatin deri në vërshëllimën përfundimtare.

Kështu blutë sigurojnë tri pikë me shumë vlerë përballë një rivali direkt dhe ndërpresin serinë negative të rezultateve,ndërsa Egnatia largohet nga “Elbasan Arena” pa arritur të përfitojë nga goli i hershëm dhe rastet e krijuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments