FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEPRONONCIMI/ Firmosi kontratë me Vllazninë, Seralb Hotaj: Është një ëndërr për të...

PRONONCIMI/ Firmosi kontratë me Vllazninë, Seralb Hotaj: Është një ëndërr për të cilën kam punuar prej vitesh

Ditën e djeshme ka firmosur të parën kontratë profesioniste me ekipin e zemrës- Vllazninë dhe padyshim që në familjen Hotaj ka qenë festë. Djali i tyre Seralbi hap pas hapi po i realizon ëndrrat e tij dhe kuptohet kjo është ajo çfarë dëshirojnë.

Seralb Hotaj u prezantua nga vetë klubi shkodran dhe sigurisht që firma në kontatë do ta bëjë të ndihet edhe mirë dhe njëkohësisht do ta motivojë më tepër për të dhënë maksimumin si tek Vllaznia “B” ku luan aktualisht, por edhe tek ekipi i parë nëse e thërrasin.

Gazeta “Shkodra Sport” e ka kontaktuar sulmuesin 19 vjeçar dhe ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me të:

Seralb, urime për kontratën me Vllazninë.

Falemiderit!

Çfarë do të thotë për ty të firmosësh një kontratë profesioniste me Vllazninë?

Është një ëndërr për të cilën kam punuar prej vitesh. Për mua, Vllaznia është fillimi i një historie që shpresoj ta shkruaj me shumë sukses.

Si e pritët momentin kur ju thanë se do të firmosnit kontratën?

Ishte një moment që e kisha ëndrruar prej kohësh. Në atë çast mendova për të gjitha sakrificat dhe punën që kisha bërë për të arritur deri këtu. Ishte një ndjenjë e veçantë, por njëkohësisht edhe një motivim i madh për të ardhmen.

Kush u gëzua me shume per kontraten ne familjen tende?

Të gjithë padiskutim, por babi padyshim që është gëzuar më shumë sepse ai është krahu im i djathtë dhe ai i cili ka qenë gjithmonë prapa meje duke më suportuar.

Së fundi, për momentin fokusi te Vllaznia “B” për të bërë më të mirën për të?

Kudo të jem dua të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe ndeshje. Normal që fokusi kryesor është të bëj debutimin me ekipin A, por do jap më të mirën time si gjithmonë tek ekipi “B”.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments