Trajneri Çaba Laszlo foli në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja e Vllaznisë me Elbasanin. Nuk munguan batutat, ndërsa duke qeshur Laszlo mori si shembull Hadrojn dhe tha se është më i mirë se Gurishta.
“Çdo ndeshje është e rëndësishme. Në situatën që jemi ne, për momentin nuk ka asgjë të lehtë. Marrim çdo ndeshje seriozisht. Nuk ka lidhje kush është kundërshtari ynë, kam respekt për secilin prej klubeve. Normal që kur luan në shtëpi, kryesorja është që të marrim 3 pikët. Kampionati shqiptar është mjaft i balancuar, ekipet janë mjaft afër njëri-tjetrit, e shikoni tabelën e klasifikimit. Nuk mund të thuash kurrë se sot mund të jetë ndeshje e lehtë, duhet 100% fokus në çdo ndeshje. Në pjesën e parë në Korçë nuk ishim mendërisht në 100% e duhur, u rikthyem në pjesën e dytë. Morëm 1 pikë të rëndësishme në transfertë, që na duhet. Shpresojmë të fitojmë nesër.
Shpresojmë të fitojmë këtë ndeshje dhe të tjerat në vijim. Për natyrën time, çdo ndeshje e njëjta. Dua që atë që bëjmë në stërvitje, me entuziazëm, sjellje dhe përqëndrim, të jemi edhe në këtë ndeshje. Nëse arrijmë që nga minuta e parë deri në fund me këto, kemi një mundësi të mirë për fitore.
Nëse shikoni tabelën në çdo ndeshje kemi presion. Në çdo ndeshje shkojmë për 3 pikët. Kemi nevojë që të shohim tabelën në një periudhë dhe të marrim frymë lirshëm, por edhe ekipet kundërshtare luajnë ndeshjet e tyre. Ne nuk duhet të rrijmë në vendin tonë dhe të presim çfarë bëjnë ekipet e tjera, ne duhet të bëjmë punën tonë dhe mos shohim të tjerët. Normale nëse arrijmë ta bëjmë këtë, edhe renditja në tabelën e klasifikimit do të duket ndryshe. Erdha këtu me diçka 100% të qartë që nuk do jetë e lehtë për ta ngritur ekipin. E shoh se lojtarët, klubi dhe çdokush që na rrethon duan që të ngrihemi lart. Nuk është vetëm 1 apo 2 lojtarë, të gjithë që përfshihen e kuptojnë situatën. Nëse jemi të gjithë bashkë të fokusuar, mund të ndryshojmë. Ky sezon për të gjithë ekipet do të jetë i vështirë, pasi jemi të gjithë ekipet afër. Vetëm 1 apo 2 ekipe kanë pikë mjaftueshëm, por pjesa tjetër me 1 fitore mund të ngjisë disa pozicione. Çdo gjë është afër, nga ana fizike dhe psikologjike duhet të jemi të balancuar.
Largimi i Tunkara, po Kastrati? Është diçka e re për mua, çdokush di një informacion më shpejt se unë(qesh). Nuk kam dëgjuar gjë për Kastratin dhe Tunkaran. Si nga ana fizike dhe psikologjike është dëshira për t’u rikthyer, por trupi nuk është i gatshëm. Ne duhet ta ruajmë si lojtar. Nga ana tjetër, këto zërat për largimet apo kush vjen, ju them diçka për të gjithë. Në situatën që jemi na duhet secili. Dhe çfarë ndodh në janar është diçka tjetër. Në situatën që jemi, duhet të shohim secilin. Kastrati mungoi për shkak të anës fizike. Kam folur me të para udhëtimit në Korçë, psikologjikisht nuk është e qartë për të. Kur ta shoh që mund ta përdor, do i jap mundësinë. Në këtë ndeshje ishte mjaft profesional, sidomos ndaj meje. Më tha nuk jam i gatshëm për lojë. Duhet të bëja një zgjedhje se kush do rrijë jashtë ndaj Skënderbeut. Ishte Tunkara, kishim edhe Hadrojn. Jemi në situatë, që kemi mjaft lojtarë për konkurrencë. Ishte dhe Perez i dëmtuar që u rikthyer këtë ndeshje dhe është plotësisht gati. Është sulmues dhe më duhen lojtarët ofensiv. Këtë javë kemi marr lojtarë nga akademia. Bëjmë punën që është mjaft e rëndësishme edhe për klubin.
Akademia? Kjo është ajo që dua. Diçka mjaft e mirë. Fillimisht duhet të shohim çfarë kemi pranë nesh që na rrethojnë. Në pak kohë mund të jap një përgjigje për filozofinë time, për klubin dhe lojtarët. Nëse të gjithë si staf, ndryshojmë strategjinë rreth Shkodrës që gjejmë më tepër lojtarë për ekipin e parë, do jemi më të fortë dhe do vijnë më tepër tifozë në stadium. Janë të vendit dhe zonës, kjo është e ardhmja e klubit. Filozofia është se nëse marr dikë nga jashtë, duhet të jetë 2 herë më i mirë se ato që kemi këtu. Kjo është ajo që dua t’u jap zyrtarëve të klubit, që në fillim duhet të shohim çfarë kemi këtu.
Ne shpenzojmë para për akademinë. Të marrim sa më shumë nga akademia. Në të ardhmen mund të jenë për ekipin e parë. Gati çdo ekip në botë, si më të mëdhenjtë si Bajern Mynih, kanë ndërtuar akademitë më të mira në Europë. Në 7 vitet e fundit kanë pasur lojtarë si Pavloviç dhe Musiala. Kanë investuar 1 milion euro dhe mund t’i shesin me shifra shumë më të larta. Nuk dua të flas për këtë. Por ajo që kemi këtu, duhet t’i shikojmë. Nëse marr mbrojtës të djathtë, e mora Hadrojn që është më i mirë se Gurishta.(qesh) Është shaka. Hadroj është i mirë. Kush mund të vijë në ekip, dua të jetë me kualitet.
Lojtarët nga akademia? Kemi filluar këtë javë. Nuk është e drejtë që me kaq stërvitje të themi se është apo jo i mirë. Duhet hap pas hapi”, u shpreh Laszlo.


