FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDisa dyshime për Lazslon, ja si pritet formacioni i Vllaznisë sot

Disa dyshime për Lazslon, ja si pritet formacioni i Vllaznisë sot

Shkruar nga Endri ÇINARI

Përballë Elbasanit, Vllaznia pritet të zbresë në fushën e “Loro Boriçit” me një formacion të konsoliduar, teksa trajneri Caba Laszlo duket se i ka idetë e tij pak a shumë të qarta. Pavarësisht disa provave të bëra gjatë javës, në formacionin bazë nuk priten shumë ndryshime, me tekniku hungarez që synon të ruajë boshtin e skuadrës.

Në portë pritet të jetë sërish Jukaj, ndërsa në repartin defensiv Bardhi dhe Musta mund të pozicionohen në krahë, me dyshen Gurishta-Musta si alternativë për qendrën. Megjithatë, gjatë përgatitjeve janë provuar edhe Pusi e Latifi në rolin e qendërmbrojtësit, ndërsa Gurishta mund të zhvendoset në krahun e djathtë.

Kjo është një nga dilemat që pritet të marrë përgjigje vetëm në orët e fundit para startit të sfidës. Laszlo ka testuar variante të ndryshme në prapavijë, duke kërkuar kombinimin më të përshtatshëm për të përballuar ofensivën e Elbasanit dhe për t’i dhënë më shumë siguri repartit që ka pasur probleme gjatë këtij sezoni.

Në mesfushë, më e konsoliduar duket treshja Mehmeti, Dros dhe Obina. Megjithatë, Herald Marku mbetet një alternativë konkrete për formacionin e parë, veçanërisht pas paraqitjes pozitive në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut, ku hyri nga stoli dhe dha sinjale të mira.

Ndërkohë, në repartin ofensiv nuk priten ndryshime. Murataj dhe Uldedaj pritet të veprojnë nga krahët, ndërsa Bekim Balaj do të udhëheqë sërish sulmin. Të tre mbeten pjesë e rëndësishme e planit të kuqebluve për këtë përballje, ku fitorja është objektivi kryesor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments