FAQJA E PARE KRYESORENikolas Gjoni, talenti 16-vjeçar nga Velipoja që premton shumë te Vllaznia

Nikolas Gjoni, talenti 16-vjeçar nga Velipoja që premton shumë te Vllaznia

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Nikolas Gjoni është një prej talenteve që po spikat në radhët e akademisë së Vllaznisë. Qendërmbrojtësi i lindur më 17 janar 2010, me origjinë nga Velipoja, është 1.92 metra i gjatë dhe konsiderohet një futbollist shumë i rëndësishëm për skuadrën U-17 të kuqebluve. Gjoni luan një rol kyç në qendër të repartit defensiv, ku spikat për fizikun dhe cilësitë e tij.

Megjithatë, një dëmtim e ka mbajtur jashtë fushave gjatë ndeshjeve të fundit, duke mos e lejuar të japë kontributin e tij për ekipin. Ditën e djeshme, ai është rikthyer në fushën e lojës, duke u aktivizuar në të gjithë pjesën e dytë të përballjes Vllaznia-Tirana U-17.

Një ndeshje që përfundoi me fitoren 3-2 të kuqebluve, të cilët përmbysën rezultatin falë dopietës së Sebastian Gjekës, një tjetër futbollisti nga Velipoja, dhe golit të Daniel Markut nga pika e bardhë e penalltisë në fundin e takimit.

Ndërkohë, emri i Nikolas Gjonit është një nga ata që premtojnë shumë për të ardhmen e Vllaznisë. Në një periudhë kur skuadra e parë ka nevojë për alternativa cilësore në qendër të mbrojtjes, talenti 16-vjeçar mund të jetë një investim i rëndësishëm për vitet në vazhdim.

Me fizikun dhe potencialin që zotëron, Gjoni është padyshim një futbollist që meriton të ndiqet me vëmendje. Velipoja duket se po i dhuron përsëri Vllaznisë talente të tjerë premtues!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments