Trajneri i Kombëtares U-17, Armand Dama, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027.
Shqipëria do të jetë mikpritëse e mini-turneut të Grupit 4, ku do të përballet me Suedinë, Skocinë dhe Finlandën, në tri sfida që do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kuqezinjtë do ta nisin këtë fazë më 11 nëntor, ndaj Suedisë, në orën 14:00. Sfida e dytë do të jetë kundër Skocisë, më 14 nëntor, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 17 nëntor, ndaj Finlandës. Të tria takimet do të zhvillohen në të njëjtën orë dhe në të njëjtin stadium.
Për këtë turne, trajneri Armand Dama ka përzgjedhur 20 futbollistë, ku tetë prej tyre aktivizohen në akademi dhe klube shqiptare, ndërsa 12 të tjerët janë pjesë e klubeve jashtë Shqipërisë. Dhe njëri nga këta të fundit është Tom Keqi, shkodran që është pjesë e Akademisë së Interit në Itali.
Lista e Kombëtares U-17
Portierë:
Bleron Celiku, Marsid Hoxha.
Mbrojtës:
Rian Nezaj, Rean Caslli, Jon Ajvazi, Aend Cekrezi, Mito Filaj, Denian Avdylaj.
Mesfushorë:
Gean Ramadani, Tom Keqi, Kleo Llapushi, Angelos Como, Rajan Dybeli, Eldin Veliu.
Sulmues:
Haxhi Rrena, Gentjan Sharka, Fabio Hyseni, Lorent Zhara, Mattia Avni Xhemali, Anel Aliaj.
Kalendari i ndeshjeve – Grupi 4
Suedi – Shqipëri, 11 nëntor, ora 14:00, “Elbasan Arena”
Skoci – Shqipëri, 14 nëntor, ora 14:00, “Elbasan Arena”
Shqipëri – Finlandë, 17 nëntor, ora 14:00, “Elbasan Arena”


