FAQJA E PARE KRYESOREDrejtori i Vllaznisë Alban Hasani shpërthen ndaj trajnerëve të ekipeve kombëtare: Po...

Drejtori i Vllaznisë Alban Hasani shpërthen ndaj trajnerëve të ekipeve kombëtare: Po si s’keni turp që talleni me djersën e sportistëve?

Ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listat e kombëtareve U17 dhe U19 për ndeshjet e rradhës. Ajo që ka bërë përshtypje në listat e këtyre dy kombëtareve të drejtuara nga trajnerët Armand Dama dhe Fatjon Tafaj është mungesa e futbollistëve të Akademisë Vllaznia.

Ndonësee pjesë e këtyre ekipeve janë disa lojtarë të talentuar, sërish ato nuk janë preferuar nga ana e këtyre trajnerëve. Në lidhje me këtë fakt ka reaguar ashpër drejtori teknik i KF Vllaznia Alban Neziri (Hasani), i cili deri para pak kohësh ka mbajtur postin e drejtorit të Akademisë Vllaznia dhe i njeh mirë të gjithë elementet e spikatur të saj.

Neziri ka komentuar ashpër në faqen zyrtare të FSHF, pikërisht pas lajmeve të publikuar për listat e lojtarëve të grumbulluar. Kështu, poshtë lajmit për kombëtaren U17, ai shkruan:

“Po si s’keni turp që talleni me djersën e sportistëve? Vllaznia kampion Shqipëriet me 5 sportistë lojtarë të vitit. Shpuza portieri i vitit, Gjeka sulmuesi i vitit, Gjoni mbrojtësi i vitit, Marku golashënuesi më i mirë i kampionatit me 28 gola si dhe Sukaj e Kopliku”.

Ndërkohë për listën e U19, drejtori i Vllaznisë shkruan:

“Me çfarë kompetencash nuk grumbullohet Uldedaj mor shoku mësues? Luan në Superligë, shënon gol, sportist i datëlindjes 2009”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments