FAQJA E PARE BASKETBOLLBASKETBOLL/ Vllaznia mund edhe Partizanin, merr fitoren e 6-të rradhazi

BASKETBOLL/ Vllaznia mund edhe Partizanin, merr fitoren e 6-të rradhazi

Vllaznia në basketboll për meshkuj mund edhe Partizanin dhe merr fitoren e gjashtë rradhazi duke vijuar ecurinë e saj pozitive dhe kryesimin me meritë të renditjes. Pasditen e sotme djemtë e drejtuar nga trajneri Eni Llazani kanë fituar me rezultatin 101-76 ndaj Partizanit.

Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit dhe vetëm në 10 minutëshin e parë është dominuar nga vendasit që e kanë mbyllur atë në shifrat 23-15. Kuqeblutë reagojnë në periodën e dytë dhe e fitojnë atë me rezultatin e thellë 36-12 duke shkuar kësisoj në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej 16 pikësh në favorin e saj.

Edhe në të tretën është e njëjta histori, me Vllazninë që e fiton 33-21 dhe në këtë mënyrë e fundit ishte thjesht një formalitet. Perioda e fundit do të fitohej 20-17 nga Partizani, por pa ndryshuar asgjë në reezultatin përfundimtar të ndeshjes sepse shkodranët e fituan atë 25 pikë epërsi.

Pikëshënuesi më i mirë i Vllaznisë në këtë takim ishte Hibbit me 18 pikë, ndërsa të tjerat janë shënuar nga Memçaj e Mogbo nga 14 pikë secili, Dawsey dhe White me nga 13 pikë, Watkins 11, Tafa 7, Shestani 6 dhe Kopliku 5 pikë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments