Trajneri i Kombëtares U-15, Bledar Borova, ka publikuar listën me 20 lojtarët e grumbulluar për turneun UEFA Development, që do të zhvillohet në Shqipëri gjatë muajit nëntor.
Kuqezinjtë do të luajnë tri ndeshje në këtë turne, të gjitha në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ndaj Irlandës së Veriut, Polonisë dhe Ishujve Faroe.
Ndeshja e parë është programuar më 19 nëntor, në orën 14:00, ndaj Irlandës së Veriut. Dy ditë më pas, më 21 nëntor, Shqipëria do të përballet me Poloninë, ndërsa turneu do të mbyllet më 24 nëntor, me sfidën ndaj Ishujve Faroe. Të tria takimet do të nisin në orën 14:00.
Lista e lojtarëve të Kombëtares U-15:
Portierë : Genis Mlloja, Cen Amulli
Mbrojtës : Gabriel Haka, Ergi Syziu, Uvejs Kadriu, Alesio Paloka, Sergen Jakupi, Enis Rrepaj, Enio Shtuka
Mesfushorë : Rogers Mecja, Deon Fehimi, Damian Qatipi, Savio Disha, Ersan Senko, Gerald Qirjazi, Loen Licka
Sulmues : Rei Muca, Patrik Shurdhaqi, Rouen Dani, Brajan Hykollari
Siç shikohet pjesë listës janë edhe plot 5 futbollistë shkodranë dhe pikërisht portierët Genis Mlloja e Cen Amuli, mbrojtësit Sergen Jakupi dhe Enis Rpaj dhe sulmuesi Rouen Dani. Po ashtu edhe mbrojtësi shkodran që jeton në Itali, Alesio Paloka.


