FAQJA E PARE KRYESORESTATISTIKAT/ Mario Mitaj, lojtari më i saktë në pasime tek kombëtarja shqiptare

STATISTIKAT/ Mario Mitaj, lojtari më i saktë në pasime tek kombëtarja shqiptare

Shqipëria kreu “detyrën” për të zënë vendin e parë në grup dhe për t’u rikthyer sërish në Ligën B, aty ku dhe i takon të jetë. Një ecuri e mirë e skuadrës nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran duke arritur 5 fitore dhe vetëm 1 humbje me Finlandën.

Një kontribut të madh për këtë sukses kanë dhënë të 25 futbollistët që janë aktivizua në këto 6 ndeshje, ndërkohë që diferencat për kontributin e secilit dalin nga statistikat e këtye përballjeve.

Nëse do t’i referohemi saktësisë në pasime, më i miri tek Shqipëria në këto 6 ndeshje rezulton të jetë Mario Mitaj me 94 % të pasimeve të sakta. Një shifër e lartë, por që tregon edhe për cilësitë e këtij lojtari që ndoshta duhet shfrytëzuar edhe më mirë në manovrën sulmuese të skuadrës.

Mitaj aktualisht pjesë e Genoas në Seria A në Itali pretendon të ketë më tepër hapësirë edhe tek kjo skuadër për të treguar edhe aty vlerat e tij njëlloj si tek kombëtarja shqiptare ku është ndër më të mirët.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments