FAQJA E PARE FUTBOLLFSHF do të investojë në Bushat të Bashkisë Vau Dejës, KE miraton...

FSHF do të investojë në Bushat të Bashkisë Vau Dejës, KE miraton rikonstruksionin e fushës ekzistuese

Futbolli në zonën e Bushatit do të ketë së shpejti kushte më të mira për zhvillim, falë projektit për rikonstruksionin e fushës ekzistuese dhe shndërrimin e saj në një impiant me bar artificial. Nisma vjen përmes bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Vau Dejës, në funksion të Klubit të Futbollit Basania dhe komunitetit të zonës.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi në mbledhjen e radhës kontributin e Federatës në këtë projekt, i cili parashikon gjithashtu sistemin e drenazhimit dhe ndërtimin e një tribune për tifozët.

Bashkia Vau Dejës do të realizojë punimet për bazamentin, drenazhimin dhe tribunën, ndërsa FSHF do të sigurojë tapetin me bar artificial, pajisjet e mirëmbajtjes, portat dhe flamujt e këndit.

Përmes këtij investimi, FSHF vijon bashkëpunimin me pushtetin vendor për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për futbollin në çdo zonë të Shqipërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments