FAQJA E PARE FUTBOLLLAJMI I FUNDIT/ Arbitrit shkodran Ditmir Grimci i besohet drejtimi i sfidës...

LAJMI I FUNDIT/ Arbitrit shkodran Ditmir Grimci i besohet drejtimi i sfidës së sotme Elbasani- Dinamo

Elbasani dhe Dinamo do të zbresin në fushë për të zhvilluar ndeshjen e dytë të javës së 12-të në Superiores. Sfida e cila do të luhet në Elbasan, nis në orën 18:30.,

FSHF ka zgjedhur edhe trupën e arbitrave që do të vendosin drejtësi për këtë duel, ku kryesor është caktuar arbitri shkodran Ditmir Grimci, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët e tij, Fatmir Lama dhe Ergys Spahiu. Arbitër i katërt është emëruar Andi Koçi. Në sistemin VAR do të mbikëqyr Kreshnik Bajramar, ndërsa në aVAR, Kreshnik Cjapi. 

Ndeshja e sotme përkon edhe me “derbin” e familjes Daja. Në pankinën e verdhebluve është Gleni i cili sfidon babain e tij, Iliri në tribuna për shkak të pezullimit që vlen ende në fuqi. 

Elbasani – Dinamo

Arbitër kryesor: Ditmir Grimci

Asistenti 1: Fatmir Lama

Asistenti 2: Ergys Spahiu

Arbitër i katërt:  Andi Koçi

VAR: Kreshnik Bajramaj

aVAR: Kreshnik Cjapi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments