Egnatia është mposhtur në Korçë nga Skënderbeu, duke rihapur garën për titull në “Abissnet Superiore”. Sfida përfundoi në favor të korçarëve, minimalisht 1-0.
Golin e vetëm e shënoi mbrojtësi Lagonidis që në minutën e 2-të. Në pjesën më të madhe të takimit, vendasit ishin më dominues në fushë, duke krijuar dhe raste të tjera për shënim.
Pak çaste para fundit të pjesës së parë, kapiteni i rrogozhinasve, Albano Aleksi lë të tijët me një lojtar më pak pas kartonit të dytë të verdhë, duke përkeqësuar gjithçka. Në fraksionin e dytë, kampionët në fuqi u munduan të futeshin në lojë, por pa patur forcën e duhur për të befausar kundërshtarin. Kujtojmë se një lajm i keq për kuqeblutë konsiderohet dëmtimi i porterit Dobiani që u zëvendësua nga Alia në pjesën e dytë.
Me këtë rezultat, Egnatia mbetet në kuotën e 27 pikëve, distancë që mund të reduktohet nëse Teuta ia del të marrë pikët e plota në Rrogozhinë me Laçin. Sa i përket Skënderbeut, pozita e tyre është përmirësuar ndjeshëm duke kapur vendin e tretë me 17 pikë.
SKËNDERBEU 1-0 EGNATIA
(Lagonidis 2′)


