Ditën e sotme kanë nisur nga puna për sezonin e ri ekipet kombëtare rajonale të Shkodrës. Siç dihet, këto ekipe funksionojnë prej disa vitesh dhe funksioni i tyre është përzgjedhja sa më e mirë e elementit cilësor që do të kalojë më pas tek ekipet kombëtare.
Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër ka prezantuar edhe stafin e këtyre ekipeve kombëtare rajonale ku “risia” është emërimi i Florind Bardullës në krye të ekipit U13. Kujtojmë që Bardulla së fundi ka marrë edhe drejtimin e ekipit Vllaznia U17.
Ja stafi i plotë i kombëtareve rajonale të Shkodrës:
Asistent i Drejtorit Teknik: Brikeno Bizi
Trajner U-12: Rudi Piraniqi
Trajner U-13: Florind Bardulla
Trajner i Portiereve: Elis Legata
Mjek: Ermal Juka
Drejtor Teknik: Hysen Zmijani


