FAQJA E PARE FUTBOLLKombëtarja e veteranëve të Kosovës shpallet fituese e Kupës 'Miqësia' në Shkodër

Kombëtarja e veteranëve të Kosovës shpallet fituese e Kupës ‘Miqësia’ në Shkodër

Shkruar nga Gjergj KOLA

Kushtet jo të mira atmosferike që kanë mbizotëruar pasditen e sotme në qytetin tonë, nuk i kanë penguar 4 eekipeet e veteranëve të Vllaznisë, kombëtares shqiptare, kombëtares së Kosovës dhe të shqiptarëve të Belgjikës për të zbritur në fushën sportive “Reshit Rusi” për të luajtur futboll në kuadrin e Kupës “Miqësia”.

Një kupë e organizuar me rastin e festës së Pavarësisës nga Bashkia Shkodër, me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, KF Vllaznia dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër.

Të parët kanë zbritur në fushën e lojës ekipet e veteranëve të Vllaznisë dhe të kombëtares së Kosovës. Ky i fundit, falë një përbërje më të mirë dhe po ashtu edhe falë një përgatitje më të mirë fizike të lojtarëve të saj, ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 duke siguruar kështu daljen në finalen e kësaj kupe.

Në ndeshjen tjetër janë ndeshur kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë dhe ekipi i Shqiptarëve të Belgjikës. Në minutat e fundit, një gol i Auron Milotit i ka dhënë fitores kombëtares shqiptare që është kualifikuar në finale.

Kjo e fundit është shoqëruar me rivalitet dhe është mbyllur në barazim pa gola, 0-0. Për të përcaktuar fituesin e kupës janë gjuajtur penalltitë ku më të saktë janë treguar veteranët e kombëtares së Kosovës që kësisoj janë shpallur fitues të Kupës “Miqësia” dhe kupa në duart e kapitenit të tyre është dorëzuar nga inisiatori i këtij aktiviteti, Hysen Zmijani.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments