FAQJA E PARE KRYESORETrajneri i kombëtares Rolando Maran: Më duket e pabesueshme që Elseid Hysaj...

Trajneri i kombëtares Rolando Maran: Më duket e pabesueshme që Elseid Hysaj nuk është pjesë e një klubi

Trajneri i kombëtares Rolando Maran ka folur sërish pas suksesit të arritur në Ligën e Kombebe. Trajneri italian u pyet nga “Fanpage.it”. Aty ku tregoi vlerësimin për Elseid Hysajn, ndërsa komentoi edhe çështjen Kaprile apo mungesën e aktivizimit të Cristian Shpendit.

Shpendi është golashënuesi kryesor i Serisë B në Itali. Aty ku Maran regjistron mbi 300 ndeshje si trajner. Italiani ndërkohë përmend konkurrencën me sulmuesit në Turqi siç ishte Rei Manaj, apo Mirlind Daku te Spartaku i Moskës.

Hysaj përkrah Asllanit me fanellën e Kombëtares shqiptare. Hysaj është një rast i veçantë. Pa skuadër, por protagonist me Kombëtaren.

“Ka treguar seriozitet të madh. Erdhi në ndeshje në gjendje shumë të mirë fizike dhe luajti pesë nga gjashtë takimet, nga 90 minuta secilën. Ishte zgjedhja ime. Kjo tregon profesionalizmin e tij. Zhvilloi ndeshje të jashtëzakonshme dhe u përfshi në formacionin më të mirë të Ligës së Kombeve. Më duket e pabesueshme që në këtë moment nuk ka mundësi të jetë pjesë e një klubi. Për profesionalizmin, gjendjen fizike dhe cilësitë teknike, ai zhvilloi një Ligë Kombesh të jashtëzakonshme”.

Kaprile ka nisur procedurat për pasaportën shqiptare për arsye familjare. Është një çështje e hapur?

“Është ende herët për të folur. Ekziston një procedurë që duhet të përfundojë dhe nuk e di as sa kohë do të zgjasë. Është e kotë të flasim për situata që në këtë moment nuk janë ende të përcaktuara”.

Po Shpendi? Te Çezena në Serinë B po bën mirë, por në Kombëtare konkurrenca është e madhe.

“Është një djalosh me perspektivë shumë të madhe, që tashmë ka rëndësi në klubin e tij. Në Kombëtare përballet me shumë lojtarë që aktivizohen në Turqi dhe te Spartaku i Moskës, ndaj konkurrenca është e fortë. Jam i bindur se do të ketë hapësirat e tij, sepse është në rritje të vazhdueshme dhe do të japë një kontribut të rëndësishëm”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments