Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa pati vetëm fjalë të mira për Kylian Mbappen dhe Vinicius Jr pas fitores 1-0 ndaj Sevillas, duke vlerësuar angazhimin e tyre pavarësisht një periudhe të vështirë për ekipin. Arbeloa kishte një përplasje me francezin ditë më parë, por duket se gjithçka është rregulluar, me Mbappen që ishte titullar pranë Vinicius në fitoren 0-1 të Realit.
“Mbappe dhe Vinicius? Jam shumë i kënaqur me të gjithë lojtarët dhe përpjekjen e tyre. Është e qartë se jemi shumë të vetëdijshëm që nuk i kemi përmbushur objektivat dhe se gjithmonë duam të përmirësohemi”.
Ai shtoi se gjatë katër muajve të fundit dy yjet kanë dhënë maksimumin, secili me vështirësitë e veta.
“Kam qenë këtu për katër muaj dhe mendoj se të dy janë përpjekur të japin më të mirën, secili me vështirësitë e veta”.
“Kanë qenë katër muaj të vështirë për të gjithë, përfshirë edhe ata, por mendoj se janë dy lojtarë që çdo ekip në botë do t’i donte, dhe po të mundnin, do t’i merrnin”.
Sipas Arbeloas, Mbappe dhe Vinicius janë ndër futbollistët më vendimtarë në futbollin botëror.
“Janë dy nga pesë lojtarët më të aftë për ta ndryshuar një ndeshje në botë dhe Real Madridi është me fat që i ka të dy. Sot ishte radha e Vini Jr. të shënonte, por Kylian bëri një punë të madhe dhe është për të ardhur keq që nuk arriti të shënonte edhe ai. Shpresojmë të ketë më shumë fat fundjavën e ardhshme”./Telegrafi/


