Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGjoka 60 minuta komunikim me tifozët. Flet për Sukajn, Sherrin, Pusin dhe...

Gjoka 60 minuta komunikim me tifozët. Flet për Sukajn, Sherrin, Pusin dhe të ardhmen

Për 60 minuta me rradhë, trajneri i Vllaznisë në faqen zyrtare të klubit ka patur një komunikim me tifozët e kësaj skuadre. Ato kanë bërë pyetjet e tyre në lidhje me përgatitjet që po bëhen në Ulqin por më së shumti në lidhje me merkaton dhe të ardhmen e kësaj skuadre. Shumica e pyetjeve kanë patur të bëjnë me marrjen e ndonjë sulmuesi tjetër apo jo?

Po ashtu, ka patur shumë pyetje se çfarë do të bëhet me portën dhe po ashtu edhe për elementin e ri që në njëfarë mënyrë duket se është anashkaluar nga stafi aktual. Përgjigjet e  Gjokës kanë qenë të tilla: “Në sulm kemi Sukajn, Ribajn dhe Pusin. Ky i fundit po rritet dita- ditës dhe bashkë me dy të tjerët do mbajë peshën e sulmit. Nuk besoj se do kemi nevojë të marrim sulmues tjetër pasi kemi marrë Sukajn, një nga më të mirët e kampionatit shqiptar. Sa për portën, është Selimaj dhe Sherri. Po investojmë për këtë të fundit sepse besoj se kemi të bëjmë me një portier të së ardhmes. Jam i mendimit se merkatoja është mbyllur këtu. Klubika bërë jo pak sakrifica për merkaton dhe tashmë skuadra është më e plotë dhe mendoj e besoj që do të bëjmë gjëra të mira në gjysmën e dytë të kampionatit”
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments