Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJNë moshën 10 vjeç vlente 120 milionë, ish -“Maradona i vogël” luan...

Në moshën 10 vjeç vlente 120 milionë, ish -“Maradona i vogël” luan në Serinë C tani

Vincenzo Sarno ka qenë një talent premtues i futbollit italian dhe ka përfunduar në centrifugën e mediave kur Torino shpenzoi 120 milionë lireta në 1999-ën e largët. Presioni mediatik mund të bëjë shaka të shëmtuara, por Vincenzo ka bërë gjithmonë detyrën e tij në fushën e lojës. Ka qenë vetëm dhjetë vjeç kur Torino shpenzoi gjithë ato para për ta siguruar, shumë kohë ka kaluar që nga ai moment.  E thërrisnin “Maradona i vogël”, i cili ka luajtur në shumë fusha. Tani aktivizohet në Serinë C, grupi B.

Padova e ka marrë nga Foggia në këtë merkaton të janarit. Ka luajtur 101 ndeshje dhe ka realizuar 34 gola. Padova ka dashur ta marrë më parametra zero dhe i ka ofruar një kontratë deri në 2020-ën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments