Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJVIDEO/ Autogoli i shekullit vjen nga Anglia! Largimi i topit përfundon në...

VIDEO/ Autogoli i shekullit vjen nga Anglia! Largimi i topit përfundon në rrjetën e gabuar

Ditën e shtunë është shënuar autgoli i shekullit në futbollin anglez. Ndeshja mes Crawley dhe Accrington ka përfunduar me fitoren e vendasve në rezultatin 2-1. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave europiane, ishte goli i vetëm i shënuar nga ana e miqve.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Ligën e Dytë në futbollin anglez.Një aksion premtues nga ana e Accrington, është mbyllur me sukses nga mbrojtja vendase. Por në momentin kur topi do të largohej nga zona, topi është përplasur në fytyrën e një futbollisti të Crawley duke përfunduar në rrjetë. (Minuta 1.26 e videos)

Megjithëse loja është hapur për disa minuta nga një autogol i shekullit, ekipi vendas ka arritur të fitojë pavarësisht këtij gabimi. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments