Java e 13-të e Kategorisë së parë është mbyllur me ndeshjen Kastrioti-Tërbuni, që përfundoi me rezultatin 1-0. Skuadra e trajnerit Nikaj i është falur një goli të sulmuesit Taulant Marku në pjesën e dytë dhe tani shkon në 7 pikë para Egnatias së vendit të dytë.

Kastrioti ka vuajtur jo pak për të marrë këtë trepikësh ndaj Tërbunit megjithate ne fund skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj ia ka dale te marre trepikeshin me shume vlere.

Kjo perveç nje sfide ne mes dy skuadrave ka qene edhe nje sfide ne mes dy trajnereve shkodrane, Nikaj e Krepi, e fituar nga i pari.

Formacionet

KASTRIOTI: Kuka, Lilaj, Lila, Çela, Boci, Mziu, Caca, Çutra, Karakaçi, Malindi, Marku. Trajner: S.Nikaj. Në dispozicion: Spahija, Neziri, Hoxha, Kabiru, Xhaferri, Keqi, Muçmata.

TËRBUNI: Rexhepi, Zagani, Beci, Prendi, Rustemaj, Blinishta, Mezini, Hasa, Nimani, Mustafaj, Gjini. Trajner: K.Krepi. Në dispozicion: Mehidri, Shaba, Ujkaj, Hoxha, Neziri, Taku, Saliaj.