Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETjetër problem për Vllazninë. Humb një nga më të mirët për ndeshjen...

Tjetër problem për Vllazninë. Humb një nga më të mirët për ndeshjen me Flamurtarin

Sikur të mos mjaftonte humbja e sotme ndaj Laçit, kjo ndeshje i ka sjellë një tjetër dëm Vllaznisë.

Arsyeja është se njëri nga lojtarët e saj më të mirë, është ndëshkuar me karton të verdhë dhe për rrjedhojë do të mungojë në sfidën e rradhës ndaj Flamurtarit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Renato Malota. Ai është ndëshkuar me karton në momentin e protestës së golit të kurbinasve, pikërisht tek anësori që lejoi vazhdimin e lojës pas faullit të shkaktuar ndaj Mersinit.

Arbitri Sokoli nga futbollistët e Vllaznisë që protestonin, “ka pikasur” Malotën duke i treguar atij të verdhën.

Kjo ishte e dyta e tij në ndeshjen me Vllazninë por në fakt, ka patur edhe dy të tjera që nga periudha kur luante me Partizanin.

Në këtë mënyrë, ai ka plotësuar numrin 4 të tyre dhe prandaj do të jetë i detyruar të mungojë të hënën në ndeshjen ndaj Flamurtarit.

Një mungesë shumë e rëndësishme sepse me praninë e tij në fushë, i kishte dhuruar qetësinë kuqebluve në mbrojtje.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments