Sikur të mos mjaftonte humbja e sotme ndaj Laçit, kjo ndeshje i ka sjellë një tjetër dëm Vllaznisë.

Arsyeja është se njëri nga lojtarët e saj më të mirë, është ndëshkuar me karton të verdhë dhe për rrjedhojë do të mungojë në sfidën e rradhës ndaj Flamurtarit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Renato Malota. Ai është ndëshkuar me karton në momentin e protestës së golit të kurbinasve, pikërisht tek anësori që lejoi vazhdimin e lojës pas faullit të shkaktuar ndaj Mersinit.

Arbitri Sokoli nga futbollistët e Vllaznisë që protestonin, “ka pikasur” Malotën duke i treguar atij të verdhën.

Kjo ishte e dyta e tij në ndeshjen me Vllazninë por në fakt, ka patur edhe dy të tjera që nga periudha kur luante me Partizanin.

Në këtë mënyrë, ai ka plotësuar numrin 4 të tyre dhe prandaj do të jetë i detyruar të mungojë të hënën në ndeshjen ndaj Flamurtarit.

Një mungesë shumë e rëndësishme sepse me praninë e tij në fushë, i kishte dhuruar qetësinë kuqebluve në mbrojtje.
© shkodrasport.com