HomeKRYESOREOfertë e çuditshme nga Kina, 2 milion shishe vere për të bindur...

Ofertë e çuditshme nga Kina, 2 milion shishe vere për të bindur Iniestën

Klubet kineze duket se janë lodhur duke ofruar vetëm shuma parash të çmendura për të bindur lojtarët.

Tianjin Quanjin ka menduar një ofertë edhe më tunduese për yllin e Barcelonës, Andres Inesta.

Ky ekip është treguar i gatshëm të blejë edhe plot 2 milionë shishe verë të prodhuar nga kompania “Bodega Iniesta de Manchauala” që është nën pronësinë e mesfushorit të Barcelonës, i cili që nga 2010 është edhe prodhues vere.

Ata ka menduar të përfshijnë në kontratë një klauzolë, që i garanton blerjen e plot 2 milionë shisheve nga marka e tij, për të rritur shanset që të sigurojë shërbimet e 33-vjeçarit.

Kjo do të jetë vetëm bonus, sepse përveç kësaj ata kanë menduar edhe një rrogë prej milionë eurosh në vit për spanjollin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments