Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDëmtim serioz për Orges Shehin, do mungojë në portën e Skënderbeut ndaj...

Dëmtim serioz për Orges Shehin, do mungojë në portën e Skënderbeut ndaj Vllaznisë

Ka rezultuar më serioz nga sa u duk fillimisht dëmtimi i kapitenit të Skënderbeut, Orges Shehit, i cili la fushën në pjesën e dytë të ndeshjes me Luftëtarin.

Portieri veteran ka kryer dje pasdite një rezonancë në kryeqytet dhe ajo ka treguar se ka probleme me ligamenin e brendshëm të gjurit.

Sipas “Sport Ekspres”, Shehi duhet të qëndrojë të paktën një muaj jashtë fushave, por nuk është nevoja për ndërhyrje kirurgjikale.

Kapiteni do t’i mungojë ekipit të Dajës minimialisht në katërt ndeshjet e radhës, por ndoshta më shumë.

Një shans i mirë ky për portierin e dytë, Olsi Teqjan, i cili ka rastin të tregojë vlerat e tij me fanellën e ekipit që kryeson tabelën e renditjes.

Teqja kesisoj do te mbroje porten e Skenderbeut ne ndeshjen ndaj Vllaznise qe luhet javen e ardhshme./Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments